RRETH NESH
Aran Cucine Albania është një nga pikat kyçe të finesës dhe cilësisë italiane në tregun e gjerë dhe të larmishēm që ofrohet sot në vendin tonë. Kompania startoi aktivitetin në Tiranë në vitin 2017 dhe sot operon në tregun Shqiptar me dy showroom-e, në të cilët prezantohen dhe ofrohen shumëllojshmëri modelesh të kuzhinave, divaneve, poltronave, tavolinave dhe karrigeve 100% Made in Italy.
Aran Cucine është prodhuesi kryesor italian i kabineteve moderne të kuzhinës, i cili ka prodhuar kuzhina në Itali që nga viti 1962 dhe është angazhuar të sigurojë produkte me cilësi maksimale. Të gjitha kuzhinat prodhohen duke përdorur proceset më të avancuara teknologjikisht dhe miqësore me mjedisin nga materiale etike të riciklueshme.
MISIONI
Çdo ditë ndërtojmë kuzhina duke interpretuar ëndrrat dhe nevojat e familjeve, me respekt të plotë për mjedisin. Talenti, pasioni dhe origjinaliteti na bëjnë ambasadorë të njohurive Italiane ku dizajni dhe tradita janë sinteza perfekte e një kulture unike.
VIZIONI
Vizioni i kompanisë është që kuzhina Aran të sjellë momente lumturie në të gjitha shtëpitë. Të zotërosh një kuzhinë Aran do të thotë të kesh një pjesë të historisë së dizajnit Italian në shtëpinë tënde.
PËRSE DUHET TË ZGJIDHNI ARAN CUCINE ?
Aran Cucine Albania operon në treg me brandet më të mira italiane si përfaqësues zyrtar i Aran Cucine, Rastelli Cucine, Newform Office, Newform Notte, Alpa Saloti, Pointhouse dhe jo vetëm
Ne ofrojmë:
– Konsulencë dhe projektim totalisht falas për klientët nga arkitektë tanë;
-Shumëllojshmëri produktesh për të përmbushur preferencat, nevojat dhe kërkesat e klientit;
-Cilësia, korrektësia dhe shërbimi janë parimet të cilat na dallojnë në tregun e gjerë;
-Inovacion dhe garanci e panegociueshme për çdo produkt që ne disponojmë.