ARKITEKTËT / DIZENJATORËT

FERRUCCIO LAVIANI
Ferruccio Laviani pas studimeve në Milano filloi karrierën e tij profesionale duke krijuar dhe dizajnuar për marka si Mandarina Duck, Olivetti, Swatch. Që nga viti 1992 ai është i angazhuar në disa fusha krijuese: nga komunikimi industrial tek identiteti i korporatës.

KARIM RASHID
Karim Rashid (lindur në Kajro, 18 shtator 1960) është një projektues industrial kanadez. Ai mori një diplomë të studimeve industriale në 1982 nga Universiteti Carleton në Otava, Kanada. Ai ndoqi studimet pasuniversitare për dizajn në Itali. Rashid krijoi më shumë se dy mijë modele, duke përfshirë projekte për ambiente të brendshme, modë, mobilje, ndriçim, dritë dhe muzikë deri te instalimet.